Home Kosovë Gucati: Turp për deputetët, janë bërë bashkë me Listën Srpska

Gucati: Turp për deputetët, janë bërë bashkë me Listën Srpska

by rks2008

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, ka kritikuar deputetët që nuk e votuan sot projektligjin për vlerat e UÇK-së.

Në një intervistë për Klan Kosova ai tha se ka reaguar me një postim në Facebook ndaj dy partive politike që janë në parlament, duke u shprehur se ata janë bërë në një vijë me Listën Srpska që nuk e duan UÇK-në.

“E kam bërë reagimin ndaj LDK-së dhe VV-se sepse qe 20 vjet pas luftës sot na tradhtuan dhe nuk e votuan një ligj për vlerat e luftës. Ky është një turp, duke anashkaluar këtu tre deputetë që më vjen mirë që i janë bindur ligjit dhe jo liderit të partisë”.

“Është turp i madh që t’i binden ambasadorëve dhe se deputetet tanë janë servilë të të huajve. As neni 5 dhe as neni 9 nuk janë pengesë që të cungohet e drejta e fjalës së lirë të qytetarëve”.

“Edhe amerikanët e kanë ligjin për vlerat e luftës, por edhe shtetet e Evropës. Nuk besoj që cënohet shprehja e fjalës së lirë nëse kalohet ky ligj”.

“I kam bërë ftesë ambasadave që të ulemi dhe të rishqyrtojmë ligjin dhe të përmirësojmë atë që ata mendojnë se është keq. Ky ligj e mbron vetëm vlerën e UÇK-së”.

“Ambasadori amerikan, Kosnett, është djalë dëshmori. Babai i është vrarë në Vietnam. Ai e admiron luftën e UÇK-së”.

“Kemi kërkuar që ata që shpifin për UÇK-në pa fakte duhet të dënohen me ligj, i cili mbron edhe stemën, flamurin, etj.”.

“Ky është një turp për deputetët, ata meritojnë që ta bllokojmë parlamentin dhe t’i përzëmë nga aty”.

“Çdo njeri e kombësi që e quan UÇK-në organizatë terroriste duhet të dënohen. Po të ishim organizatë terroriste nuk do të na ndihmonte NATO. Nëse serbët mendojnë ashtu, atëherë më mirë të ecin në Beograd. Terrorizmin në Kosovë e ka bërë Serbia. Dihet kush ka bërë terror në Kosove”.

“Nëse pinjollët e Millosheviqit – Vuçiq e Daçiq mendojnë se UÇK-ja ka qenë terroriste, shteti me protokollet e veta duhet t’ua ndaloje hyrjen deri sa ata te vetëdijesohen. Ndaj të dyve duhet të ketë aktakuzë sepse ata kanë qenë bashkëpunëtorë të Millosheviqit. Të dytë duhet të dënohen”.

“Nuk jemi kundër fjalës së lirë të qytetarëve. Çdo gjë që është me fakt nuk duhet të ndalohet, por nëse dikush shpif për UÇK-në, duhet të dënohet”.

“E kemi rastin e Shkëlzen Gashit, pse shpif ai, pse rren?. Nëse ka fakte ka të drejtë të flasë, nëse jo nuk bën të fyhet UÇK-ja. Pa fakte e argumente pse te mos dënohen?. Ne nuk jemi kundër atyre që kane fakte e argumente”.

“Ky ligj ka të bëjë vetëm për periudhën e luftës, nuk ka të bëjë me Gjykatën Speciale. Ligji s’e mbron asnjë njeri nga Gjykata Speciale, por vlerat e luftës, Muzeun, stemën, flamurin, himnin, shtabe të përgjithshme, etj”.”

“Veteranët tanë me 170 euro në muaj nuk mund të mbijetojnë. Ata ka nevojë që të punësohen, secili në profesionin e vet, nuk kërkojnë ndryshe”

“Unë do të kem takime me Ambasadën Amerikane që t’i bindim se ky ligj nuk e ndalon të drejtën e fjalës dhe me siguri ambasadorit ia kanë keqinterpretuar dhe shpresoj që do ta gjejmë rrugën e përbashkët dhe ky ligj do të kalojë”.

0 comment

You may also like

Leave a Comment