Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe nënkryetari i Kuvendit nga kjo parti, Kujtim Shala, kanë dhënë votën për gjatë votimit të Projektligjit për Vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dje shefi i LDK-së, Isa Mustafa kishte kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës si iniciuese e projektligjit për vlerat e UÇK-së që ta tërheq këtë projektligj.
Mustafa tha se PDK duhet ta bëjë një gjë të tillë pasi ka vërejtje dhe paqartësi.
Megjithëkëtë, projektligjin nuk e kundërshtuan as dy njerëzit kryesorë në Grupin Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi e Kujtim Shala.
Për këtë projektligj votoi edhe Valentina Bunjaku, ndërsa nga pamjet e votimit nuk vërhet nëse edhe dikush tjetër nga kjo parti votoi pro projektligjit të iniciuar nga PDK. Deputetet e Vetëvendosjes nuk morën fare pjesë në votim.