Ballina Lajme Edi Rama publikon fotografi nga takimi me Isa Mustafën në Prapashticë

Edi Rama publikon fotografi nga takimi me Isa Mustafën në Prapashticë

Nga Republika online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar sot me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, raporton Gazeta Express.

Takimi Rama – Mustafa është zhvilluar në shtëpinë e kreut të LDK’së, në Prapashticë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi nga takimi me Mustafën.

“Me Isa Mustafën, Kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar ai.

Rama pritet që sot të takohet edhe me kreun e AKR’së, Behgjet Pacollin dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Pas këtyre takimeve, ai do të mbajë një konferencë për media./GazetaExpress/

Mos i humb

Leni koment