Ballina Lajmi i parë Thaçi e shtyn për të hënën fjalimin rreth aktakuzës së Speciales

Thaçi e shtyn për të hënën fjalimin rreth aktakuzës së Speciales

Nga Republika online

Presidenti Hashim Thaçi, të hënën në orën 20 do t’u drejtohet qytetarëve me një fjalim nga zyra e tij.

Fjalimi, që nga Thaçi ishte paralajmëruar për të dielën mbrëma, është shtyrë, ka bërë të ditur përmes një njoftimi Zyra e Presidentit.

Ky do të jetë deklarimi i parë i presidentit pas ngritjes së aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë, transmeton KOHA.

Detaje rreth fjalimit të presidentit, nuk janë bërë të ditura.

Prokuroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nën dyshimin për v rasjen e afërsisht 100 personave.

Mos i humb

Leni koment