Ballina Kosovë Mërgimtari hap fabrikë në Kosovë, punëson 150 veta, prodhimet i eksporton në Europë ( VIDEO )

Mërgimtari hap fabrikë në Kosovë, punëson 150 veta, prodhimet i eksporton në Europë ( VIDEO )

Nga Republika online

Mërgimtari nga Bellanica e Malishevës, Naser Hoxha, i cili punon në Turqi, ka bërë një investim të madh në vendlindjen e tij.

Në Bellanicë, ai ka hapur një fabrikë për prodhimin e maskave për mbrojtje nga COVID-19.

Në këtë fabrikë janë punësuar 150 persona, kryesisht nga Bellanica por edhe nga fshatrat përreth.

80 për qind e të punësuarve janë vajza e gra.

Në një bisedë për KALLXO.com Hoxha tregon si i lindi ideja për hapjen e fabrikës.

Ai thotë se në ditët kur u mbyllën kufijtë për shkak të pandemisë ai ishte në vendlindje dhe me vëllanë Blerimin kishin diskutuar se çfarë të bënin dhe duke e parë nevojën për maska, të cilat mungonin në masë të madhe, menduan ta hapnin fabrikën për maska, pasi që lokalin e kishin të gatshëm prej disa vitesh.

Mos i humb

Leni koment