Ballina Lajme Si vdiq 13 vjeçarja në pishinë, flasin dëshmitarët (VIDEO)

Si vdiq 13 vjeçarja në pishinë, flasin dëshmitarët (VIDEO)

Nga Republika online

Një 13 vjeçare nga Drenasi dyshohet se ka humbur jetën në një pishinë në fshatin Baicë të Lipjanit. Rasti është konfirmuar nga policia e Kosovës.

Ndërkohë për rastin tragjik të ditës së sotme për televizionin 7 kanë folur dy dëshmitarë. Sipas tyre, e ndjera ka qëndruar në ujë rreth një orë para se t’i ofrohej ndihma.

Besart Bajraktari, banor i fshatit ishte i pari që pa viktimën dhe tentoi ta ndihmonte. Në përpjekje të tillë ai kishte takuar rastësisht një polic, i cili gjithashtu kishte provuar të ndihmonte. Ai tregon se me makinën e tij, tashmë të ndjerën e kishin dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, pasi paraprakisht QMF’në e Shalës e kishin gjet të mbyllur.

Besart Bajraktari, banor i fshatit

“Kam tentuar mi dhanë ndihmën e shpejtë. Kam marrë ndihmën edhe të një polici. E kam dërguar në Shalë në ambulantë, aty ishte mbyll, pastaj e kemi dërguar në Komoran por ajo kishte vdekur”, tha ai për T7.

Ndërkohë dëshmitari tjetër ka treguar se thellësia maksimale e pishinës është dy metra.

Ai tha se pishina është publike dhe se është ndërtuar nga vetë fshati.

“Nuk ka persona që kujdesen për ata që vijnë. Ne e kemi cek gjithmonë që secili prind me pas kujdes për fëmijët e tij”, tha ai.

Ai ka treguar se gjatë pandemisë pishina ka punuar me “kapak” derisa sipas tij prej dy javësh pothuajse çdo ditë vizitohet nga qindra qytetarë .

Sipas MSH’së pishinat në Kosovë pishinat duhet hapur nga 1 korriku.

Ndiqeni videon nga minuta 1

Mos i humb

Leni koment