Ballina Showbiz “Qumili” reagon pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit: Pse bash tash

“Qumili” reagon pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit: Pse bash tash

Nga Republika online

Dje ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaci dhe liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u ngrit aktakuzë nga Gjykata Speciale.

Kjo ndodhi pak para takimit në Shtëpinë e Bardhë, që ishte planifikuar për 27 qershor, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj erdhën reagime të shumta nga liderët politik, por edhe qytetarët dhe artistët e njohur shqiptarë.

Në mesin e tyre ka reaguar edhe humoristi i mirënjohur i humorit, Sevdai Rodogoshi, i cili ka postuar një fotografi të presidentit Thaçi që shihet i veshur me uniformën e ushtrisë.

“Gjykata special s’jeni fer, pse bash qitash… UÇK”, ka shkruar humoristi./Indeksonline/

Mos i humb

Leni koment