Ballina Showbiz Djali i Labit ia kthen “shpinën” traditës familjare, ja me çfarë po merret!

Djali i Labit ia kthen “shpinën” traditës familjare, ja me çfarë po merret!

Nga Republika online

Elton Tahiri, djali i këngëtarit ferizajas Labinot Tahiri si duket ka një tjetër profesion por jo në traditë të trashëgimisë.

Jemi mësuar që zakonisht të shohim të bëhen këngëtar gati të gjithë fëmijët e këngëtarëve të estradës kosovare.

Mirëpo, Eltoni tani është përcaktuar për diçka tjetër, që nuk ka të bëjnë me muzikën. Ai ka zgjedhur atë që më së shumti i fle për zemër dhe që di ta bëjë më së miri, futbollin.

Ai aktualisht është futbollist e klubit ferizajas “KF Ferizaj”, mirëpo kohëve të fundit ka nisur trajnime në një qendër sportive në Prishtinë. Kjo qendër ka të angazhuar talentë të cilët kanë vazhduar në arenën ndërkombëtare. Angazhimin e Eltonit dhe për talentin e tij ka folur edhe trajner Hivzi Ahmeti, i cili ka thënë se me talentin që ka Eltoni së shpejti do ta shohim në arenën ndërkombëtare.

“Elton Tahirit i dëshirojmë mirëseardhje në qendrën më të madhe sportive në Kosovë “AFF”.

Përgatitjet për Eltonin kanë filluar, arenat ndërkombëtare po e presin talentin e qendrës sonë ashtu si shumë e shumë të tjerë që ëndrrat u janë bërë realitet!” ka thënë Hivzi Ahmeti.

Mos i humb

Leni koment