Ballina Shëndeti Asnjë rast aktiv me Covid-19 në Pejë

Asnjë rast aktiv me Covid-19 në Pejë

Nga Republika online

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka bërë të ditur se tani atje nuk është më asnjë raste aktiv me Covid-19.
Ai këtë e bëri të ditur për klankosova.tv duke shtuar se sot është shëruar pacienti i fundit që ishte i prekur me koronavirus.

Loci deklaroi se për të dytën herë ky pacientë rezultoi negativ për Covid-19, duke shtuar se sot u testua vetëm një person për këtë virus i cili doli negativ.
Ai më tej theksoi se situata për disa javë me radhë në këtë qytet është në kontroll, njofton Klan Kosova.

Mos i humb

Leni koment