Ballina Në Fokus ‘Për çdo vendim, Qeveria Hoti duhet ta pyesë Listën Serbe’

‘Për çdo vendim, Qeveria Hoti duhet ta pyesë Listën Serbe’

Nga Republika online

Avdullah Hoti sot ka marrë besimin e 61 deputetëve për ta drejtuar qeverinë e re.

Gjatë seancës Hoti tregoi edhe përbërjen e ekzekutivit që vjen si rezultat i marrëveshjeve të partive LDK-AAK-Nisma- Lista Serbe.

Por cila ishte marrëveshja e lidhur në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe ku kjo e fundit do t`i mbajë tri pozita me Goran Rakiqin si zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal dhe Dalibor Jevtiqin si ministër për Kthim dhe Komunitete.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka publikuar sot nënshkrimet e deputetëve të Listës Serbe, për thirrjen e seancës ku do të votohet Qeveria Hoti.

Nagavci thotë se Qeveria do të jetë e varur nga Lista Serbe dhe për çdo vendim paraprakisht duhet të arrijë kompromis me Serbinë.

Ajo po akuzon rëndë Qeverinë Hoti se po e rikthen ndikimin e Serbisë në Kosovë.

Postimi i plotë nga Nagavci:

Në tentimin për të realizuar projektin e presidentit Thaçi, të varur edhe nga Serbia.

Qeveria që po synon të votohet nga LDK, AAK, NISMA, LS, përpos që jo legjitime do të jetë krejtësisht e varur nga Lista Serbe, pra nga Beogradi. Për çfarëdo vendimi që do të dojë të marrë kjo qeveri, do të duhet paraprakisht të arrijë kompromis me Serbinë.

Shumë vite pas qeverive të varura nga LS, votat e qytetarëve i mundësuan kryeministrit Kurti të krijonte një qeveri të pavarur nga votat e LS. Pavarësisht kësaj, LDK inicioi mocion për rrëzim të Qeverisë ku ishte dhe vet, dhe me Avdullah Hotin synon që përsëri të rikthejë ndikimin e Serbisë edhe në Kuvend.

Lëvizje te postimet

Mos i humb

Leni koment