Ballina Kosovë Thaçi: U rruga për Qeverinë e re, fokusi të jetë në rimëkëmbje ekonomike

Thaçi: U rruga për Qeverinë e re, fokusi të jetë në rimëkëmbje ekonomike

Nga Republika online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e tij për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

“Sot kam pranuar aktgjykimin e Kushtetueses për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim me të cilin e propozova Hotin për kryeministër të Kosovës. E mirëpres këtë vendim dhe është dëshmuar se në Kosovë është pjekur demokracia dhe institucionet e pavarura funksionojnë me sukses. Tani është hapur rruga për krijimin e Qeverisë së re. Mbi të gjitha për mua është e rëndësishme të respektohet rendi ligjor i Kosovës. Tani pres që sa më parë të themelohet qeveria e re pasi rrethanat e kërkojnë”, ka thënë ai.

Sipas tij Kosova nuk e ka luksin të ketë vakuum në qeverisje.

“Ftoj partitë dhe të nominuarin për kryeministër që të marrin përgjegjësitë. Kosova ka humbur shumë kohë duke ndërruar qeveri dhe kryeministra. Kosova është vonuar si në rrafshin e brendshëm edhe atë të jashtëm. Tani është koha për rimëkëmbje ekonomike. Të vazhdojmë reformat në të gjithë sektorët e jetës”, ka thënë ai.

Sipas tij dy çështje tani janë urgjente.

“Dy hapa janë urgjentë tani: të mbesim të kujdesshëm me përballjen me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike e vendit. Thërras gjithë spektrin politik që të punojnë bashkërisht për një plan ekonomik që do të ndihmojë punëtorët, bizneset e gjithë shoqërinë kosovare. Por, duhet ta mbajmë shikimin edhe në aspektin strategjik, veçanërisht për anëtarësimin në NATO e BE”, ka thënë Thaçi.

Ai ka kërkuar gjithashtu edhe liberalizimin e vizave.

“Ftoj shtetet e BE-së që të ndërmarrin vendimin e merituar për liberalizim të vizave. Të ruajmë marrëdhëniet speciale me SHBA-në. Liria dhe pavarësia e Kosovës është e lidhur ngushtë me SHBA-në dhe partnerët evropianë”, është shprehur ai.

Presidenti gjithashtu e ka cilësuar të rëndësishme heqjen e të gjitha masave të cilat sipas tij e kanë cenuar partneritetin me ndërkombëtarët.

Mos i humb

Leni koment