Ballina Kosovë Kur do ta publikojë LDK marrëveshjen me Listën Serbe?

Kur do ta publikojë LDK marrëveshjen me Listën Serbe?

Nga Republika online

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka dërguar në Kuvendin e Kosovës kërkesën e LDK për seancën parlamentare për formimin e Qeverisë së re.

Sipas Gashit, kërkesa është e nënshkruar nga 61 deputetë, ndërsa sipas tij, qeverinë Hoti pritet ta mbështesin edhe më shumë se aq.

Tutje Gashi ka thënë se partitë në koalicion e dinë emrin e kryeministrit dhe programin qeverisës, ndërsa rreth emrave të ministrave do të njoftohen nesër pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Gashi në konferencë tha po ashtu se nuk kanë informacione nëse AKR do të jetë pjesë e qeverisë së re.

“Kam dërguar kërkesën për seancë për ditën e mërkurë me të vetmen pikë të ditës “Formimi i Qeverisë së re” dhe pritet që të mërkurën të kemi qeverinë e re. Ne i kemi njoftuar të gjitha partitë në koalicion, nuk e kemi bërë këtë përmes video mesazheve. Kërkesa për seancë është dërguar me nënshkrimin e 61 deputetëve dhe pritet që të jenë 63 ose 64 që do ta në mbështesin.  Partitë në koalicion e dinë programin qeverisës, e dinë kush është kryeministër dhe besoj që nesër pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së do të bëhen të njohur emrat. Marrëveshja me Listën Serbe do të publikohet atëherë kur e sheh të arsyeshme kryetari i LDK-së, deri më tash nuk është publikuar asnjë marrëveshje nga ana e LDK-së”, tha Gashi në konferencë.

Mos i humb

Leni koment