Ballina Kosovë Haradinaj: Mirëqenia e fëmijëve është pasqyra më e qartë e suksesit të një shteti

Haradinaj: Mirëqenia e fëmijëve është pasqyra më e qartë e suksesit të një shteti

Nga Republika online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Haradinaj ka thënë se mirëqenia e fëmijëve është pasqyra më e qartë e suksesit të një shteti e shoqërie.

“Kosova është e bekuar që ka popullatën më të re në Europë, por kjo na obligon të gjithëve që të fokusohemi në mbrojtje ligjore të moshave të vogla dhe në këtë kontekst, ne kishim propozuar edhe ligjin për shtesa të fëmijëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tej ai ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shërben si përkujtim që fëmijëve duhet t’i garantohet edukim i mirëfilltë.

“Na shërben si përkujtim, se detyrim i yni i përbashkët është, që t’iu garantojmë atyre edukim të mirëfilltë, siguri dhe t’i mbrojmë nga çdo lloj abu zimi e dhu ne”, ka përfunduar Haradinaj.

Mos i humb

Leni koment