Ballina Kosovë Hapja e kufirit Kosovë – Shqipëri, kolonat deri në 10 kilometra (FOTO)

Hapja e kufirit Kosovë – Shqipëri, kolonat deri në 10 kilometra (FOTO)

Nga Republika online

Qeveria në detyrë, në krye me Albin Kurtin, ka marrë dje vendim për hapjen e kufijve tokësorë të Kosovës, pas disa muajsh që pikat kufitare kanë qenë të mbyllura, si masë parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë, raporton Gazeta Express.

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të hapen kufijtë tokësorë në gjashtë pika kufitare: Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Merdarë dhe Jarinjë.

Sot gjatë ditës, ndërkaq, janë parë kolona të gjata në kufi me Kosovën.

Për të njëjtat ka njoftuar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Ai ka publikuar disa fotografi në Facebook ku shkruan se në Morinë të Kukësit ka kolona të gjata deri në 10 kilometra. /Express/

Mos i humb

Leni koment