Ballina Showbiz Robert Berisha ironizon me situatën: S’ka virus as kurrë nuk ka pasur, ejani të shkojmë në Ulqin

Robert Berisha ironizon me situatën: S’ka virus as kurrë nuk ka pasur, ejani të shkojmë në Ulqin

Nga Republika online

Këngëtari Robert Berisha u kthye në një ndër personazhet më atraktivë dhe të diskutuar në rrjetet sociale në fillim të karantinës.

Pas ardhjes nga Turqia, ai u dërgua në Konviktet e Studentëve në Prishtinë ku qëndroi përreth dy javë.

Ndërkohë, tani me dëshirën për t’iu rikthyer aktiviteteve muzikore dhe jetës normale, këngëtari Berisha po shfrytëzon rrjetet sociale për të bërë një thirrje të tillë.

Së fundmi, ai publikoi një video satitirike në rrjetin social Instagram, ku shfaqte atmosferën në një party me shumë njerëz, teksa në sfond dëgjohej një këngë ritmike.

Në mbishkrimin e videos, Berisha me shaka iu bën thirrje fansave që të nisen për në bregdetin shqiptar, pasi sipas tij “Nuk ka virus dhe kurrë nuk ka pasur”.

“S’ka virus as kurrë s’ka pasur, çohuni more shkojm në Ulqin”, kanë qenë fjalët e Robertit në Instagram.

I njëjti ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e tij, shumë prej të cilëve kanë qeshur me ironizimin që ai i ka bërë situatës. /Telegrafi/

Mos i humb

Leni koment