Ballina Kosovë Albin Kurti dhe ambasadorja e Finlandës bisedojnë për pasojat e pandemisë

Albin Kurti dhe ambasadorja e Finlandës bisedojnë për pasojat e pandemisë

Nga Republika online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Gjatë takimit u diskutua mbi gjendjen aktuale në menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19 si dhe mbi vendimet e fundit për lehtësimin gradual të masave.

“Në këtë drejtim, pas hartimit dhe implementimit të pakos së parë emergjente fiskale, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave dhe Transfereve është në përfundim të përgatitjes së pakos për rimëkëmbjen e ekonomisë. Pakoja e dytë ka për qëllim adresimin e implikimeve ekonomike afatmesme të pandemisë dhe riorientimin e ekonomisë, me theks të veçantë përkrahjen e grave në sektorin privat dhe pjesëmarrjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit”, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar për media.

Ambasadorja Stjernvall shprehu vlerësimin e saj për reagimin e institucioneve ndaj pandemisë COVID-19, si në raport me shëndetin publik ashtu edhe në atë ekonomik.

Ajo përsëriti gatishmërinë e Finlandës për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kosovës në ngritjen dhe përgatitjen e kapaciteteve për arritjen e objektivave të saj. /21Media

Mos i humb

Leni koment