Ballina Showbiz Kur Dua Lipa luante në serialin “Familja Moderne” në Kosovë (VIDEO)

Kur Dua Lipa luante në serialin “Familja Moderne” në Kosovë (VIDEO)

Nga Republika online

Sot ajo është një prej artisteve më me nam në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Dua Lipa nisi që e vogël të merrej me art, veçse ndryshe nga muzika, ajo fillimet i ka pasur si aktore duke u bërë pjesë e një seriali vendor në Kosovë.

Bëhet fjalë për vitin 2005, ku ajo ishte paraqitur si një nga protagonistet e serialit shumë të ndjekur humoristik të asaj kohe, “Familja Moderne”.

Dua kishte luajtur rolin e një vajze të vogël në shkollë, e cila në serial ishte mike e personazhit Roberti, i luajtur nga aktori Lekë Berisha.

Skena ishte xhiruar në Londër, kryeqytetin britanik kua Dua u lind dhe u rrit, teksa në serial shihet duke u përshëndetur me mikun e saj, duke ia kujtuar që mos t’i harrojë detyrat e shtëpisë.

Edhe Wikipedia në biografinë zyrtare të Dua Lipës citon faktin se “Familja Moderne”, ishte shfaqja e saj e parë televizive në të cilën Dua mori pjesë.


Foto: SC/Wikipedia

Përndryshe, artistja me prejardhje nga Kosova debutoi në muzikë në vitin 2013, duke u bërë pjesë e reklamës promovuese të shout të talenteve, “X Factor”. /Telegrafi

Mos i humb

Leni koment