Ballina Lajme Dalin të tjera detaje tronditëse për Milaim Zekën, kësaj radhe zbulohen nga ish-bashkëpunëtori i tij

Dalin të tjera detaje tronditëse për Milaim Zekën, kësaj radhe zbulohen nga ish-bashkëpunëtori i tij

Nga Republika online

Tashmë deklaratat e dhëna ditë më parë nga botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj për gazetarin dhe ish-deputetin Milaim Zeka, po konfirmohen edhe nga ish-bashkëpunëtorët e këtij të fundit.

Kësaj radhe, se ish-gruaja e Zekës ka shitur bileta për Jat-in e Serbisë, e konfirmon edhe gazetari i njohur Ilir Canhasi.

Ai madje, përveç këtij konfirmimi, ka treguar se gjatë kohës sa kishte punuar me ish-deputetin Zeka, kishte kuptuar se ky i fundit, për pak para kishte shitur çfarë t’i jepej mundësia.

“Është një njeri që për para shet çfarë t’i jepet mundësia. Nuk ka kurrfarë morali, është shkurt njeri që nuk i besohet”, shkruan ai.

Canhasi, nuk ndalet me kaq. Ai zbulon gjithashtu se Milaim Zeka në disa raste edhe e kishte gënjyer, dhe këtë sipas gazetarit Canhasi, e kishte bërë pa pikë marre.

Ja edhe deklarata e gazetarit Ilir Canhasi.

Pershendetje z.Mazrekaj!

Po është e vërtetë se ish – gruaja e tij ka shitur bileta për Jat-in e Serbise.

Këtë të gjithë shqiptarët e Suedisë e dinë mirë, sepse shumë nga ata edhe patën probleme të shumta me këtë kompani.

Unë edhe kam punuar një kohë të shkurtër me të në radio Ditari ne Stockholm.

Është një njeri qe për para shet çfarë ti jipet mundësia.

Nuk ka kurrfarë morali, është shkurt njeri që nuk i besohet.

Ka disa raste që më ka gënjyer pa pikë marre. Por nuk dua te zgjas më tepër se ky njeri nuk e meriton mi humb kohën me të.

Mos i humb

Leni koment