Ballina Kosovë Surroi: Vendimi i Kushtetueses për lirinë e lëvizjes do të mbahet mend gjatë – jo për mburrje

Surroi: Vendimi i Kushtetueses për lirinë e lëvizjes do të mbahet mend gjatë – jo për mburrje

Nga Republika online

Gjykata Kushtetuese, pak minuta më parë, publikoi vendimin e saj në lidhje me kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19.

Kushtetuesja tha se një vendim të tillë mund ta marrë vetëm Kuvendi i Kosovës.

E ndaj këtij vendimi ka reaguar publicisti Veton Surroi, i cili thotë se ky vendim “ka gjasa të mbahet mend gjatë në rrëfimet juridike gjithandej botës si shembull, dhe jo për mburrje”.

“Do të mbahet mend edhe në analet e Kuvendit. Sepse herën tjetër kur duhet kufizuar qarkullimin e njerëzve dhe veturave te Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen e përfaqësueses të Kosovës, Kuvendit do t’i duhet të kalojë ‘Ligjin për kufizimin e kalimit të veturave dhe personave në rrugët X,Y, Z, para, gjatë dhe dy orë pas ndeshjes Kosovë-Angli’”, ka thënë Surroi në një postim në Facebook.

Lexojeni të plotë postimin e Surroit:

NJË LEXIM I SHPEJTË I VENDIMIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE NË RASTIN COVID-19

Në vendim lexova këtë si pikën më të fortë të Gjykatës për favorizimin e pretendimeve të H.Thaçit:

IV. TË KONSTATOJË që, bazuar në nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës, kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet “vetëm me ligj” të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pra Gjykata mendon se duhet një ligj i veçantë (jo zbatim i një ligji të miratuar më parë, si ligj për mbrojten e ambientit, të shëndetësisë, etj) dhe kjo do të thotë se Qeveria duhet ta propozojë e Kuvendi ta kalojë diçka si “ Ligj për kufizimin e lirive të qarkullimit etj gjatë pandemisë COVID-19”.

Ka gjasa të mbahet mend gjatë në rrëfimet juridike gjithandej botës si shembull, dhe jo për mburrje.

Do të mbahet mend edhe në analet e Kuvendit. Sepse herën tjetër kur duhet kufizuar qarkullimin e njerëzve dhe veturave te Stadiumi Fadil Vokrri për ndeshjen e përfaqësueses të Kosovës , Kuvendit do t’i duhet të kalojë “Ligjin për kufizimin e kalimit të veturave dhe personëve në rrugët X,Y, Z , para , gjatë dhe dy orë pas ndeshjes Kosovë-Angli”.

Argumenti juridik është i njëjtë.

Mos i humb

1 Koment

Miftar 31/03/2020 - 16:46

Veton surroi eshte nje pseudo intelektual. Ai me nje gjuh Ironie ka fyer gjykaten Ton Kushtetuese, gjoja ka marr vendim te gabuar ndaj kerkeses se presiden
tit. Ne bas mendimit Tim ky eshte njeri I paguar nga Serbia ose jahudi sepse races Jude I takon dhe deri Sa nuk kerkon FALJE NDAJ Instrumentet a partiak me te lart Shtetrore duhet ndjekur penalisht.
M. T

Pergjigju

Leni koment