Ballina Kosovë Selmanaj: Një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë

Selmanaj: Një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë

Nga Republika online

Deputeti i Kuvendit të Respublikës së Kosovës, nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka postuar një status në llogarinë Facebook, në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetues, për shfuziqmin e vendimit të Qeverisë për kufizim të lëvizjes, shkruan Indeksonline.

Selmanaj, ka thënë që një qeveri që shkel Kushtetutën, duhet të largohet sa më parë, madje edhe nga detyrat e kufizuara.

Ky është postimi i plotë i tij:

Për vetëm 50 ditë qeverisje!!!

E konfirmon edhe Gjykata Kushtetuese: Qeveria Kurti ka cenuar Rendin Juridik dhe Kushtetues në Kosovë.

Një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë, madje edhe nga detyrat e kufizuara!

Duhet ta kenë të qartë edhe Albin Kurti edhe Hashim Thaqi që Kuvendi i Republikës së Kosovës është i vetmi institucion që mund të vendos për kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

#KosovameritonQeverindryshe

Mos i humb

Leni koment