Ballina Lajmi i parë Katër pacientë shërohen nga koronavirusi

Katër pacientë shërohen nga koronavirusi

Nga Republika online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për katër raste të tjera me koronavirus në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK-ja ka njoftuar se sot gjatë ditës janë testuar 92 mostra dhe katër prej tyre kanë rezultuar pozitive, duke çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 112.

Ndërkohë, IKSHPK-ja ka njoftuar se katër pacientë të tjerë tashmë janë shëruar plotësisht, duke rritur numrin në pesë.

Për të shëruarit ka shkruar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19. Faleminderit stafit të mrekullueshëm në Klinikën Infektive, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierëve dhe mjekëve anembanë Kosovës për punën e jashtëzakonshme. T’i ndihmojmë edhe ne në këtë betejë. Qëndroni në shtëpi. Ndiqni rekomandimet e MSH dhe IKSHP. Bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Mos i humb

Leni koment