Ballina Kosovë Demaliaj: Ani kur po i dëgjoj politikanët e VV-së duke e interpretu Kushtetutën

Demaliaj: Ani kur po i dëgjoj politikanët e VV-së duke e interpretu Kushtetutën

Nga Republika online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se kështu ndodhë kur me vonesë dikush fillon ta njohë Republikën, Flamurin, parimet dhe rregullat e funksionomit të saj.

“Ani kur po i dëgjoj politikanët e lëvizjes vetëvendosje duke interpretuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës..!! U kënaqen duke qarkulluar nëpër Nene të saj, por, nuk po e gjejnë veten askund..!!Kështu është kur me vonesë dikush fillon ta njohë Republikën, Flamurin , Parimet dhe Rregullat e funksionomit të saj..!!Kohë pandemike por gjithnjë duke i respektuar instruksionet e Institutit të shëndetësisë së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në lidhje me kërkesën e Presidentit për vlerësimin e përputhshmërisë së vendimit të qeverisë me Kushtetutën e Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka ven dosur se vendimi i Qeverisë i marrë me 23 mars 2020 nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Mos i humb

Leni koment