Ballina Lajmi i parë Kallëzimi penal i Sveçlës – Ja me sa vite mund të dënohet Thaçi nëse shpallet fajtor

Kallëzimi penal i Sveçlës – Ja me sa vite mund të dënohet Thaçi nëse shpallet fajtor

Nga Republika online
Republika Online pati raportuar për deklaratën e Hashim Thaçit, pasi u mor vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ndaluar lëvizjen e qytetarëve si shkak i pandemisë Covid-19 dhe dënimin që mund të marr ai si pasoj e kësaj deklarate, shkruan RepublikaOnline.net

Ai pati kërkuar nga qytetarët që ky vendim i qeverisë të mos respektohet, e kjo thirrje e Thaçit sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës cilësohet si “Thirrje për rezistencë”.

Neni 403, paragrafi 1 i KPRK, parasheh dënimin deri në tre vite burg për këdo që bën thirrje për rezistencë apo mosbindje, ndërsa paragrafi 2 i këtij neni parasheh dënimin deri në 5 vjet burgim nëse vepra penale nga paragrafi 1 rezulton me vështirësi të mëdha apo pamundësi të zbatimit të vendimit.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka dorëzuar kallëzimin penal kundër Thaçit në Prokurorinë e Prishtinës.

Kodi penal i Republikës së Kosovës, neni 403 – Thirrja për rezistencë

1. Kushdo që thërret të tjerët për rezistencë apo mosbindje ndaj vendimeve apo masave të ligjshme të nxjerra nga organi apo zyrtari kompetent, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.

2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vështirësi të mëdha apo pamundësi të zbatimit të vendimit, masës apo veprimit zyrtar të ligjshëm, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet./ RepublikaOnline.net /

LEXO EDHE:

Thirrje për rezistencë: Hashim Thaçi mund të dënohet me burg deri në 5 vjet

Mos i humb

Leni koment