Ballina Tjera Lajqi: T’thojshin ciu-ciu Kadri e sot m’dole ma trim, ma i meçëm e ma bujar, se Ramushi e Fatmiri!

Lajqi: T’thojshin ciu-ciu Kadri e sot m’dole ma trim, ma i meçëm e ma bujar, se Ramushi e Fatmiri!

Nga Republika online

T’thojshin ciu-ciu Kadri
_______________________________________

Po, t’thojshin, por sot zogjët po cicërojnë ma shumë, sikur po na tregojnë, se maleve ka shpërthye pranvera, jo Coronavirusi!

Edhe Isës sikur po i thonë: Kadria pa kokërr grade, doli ma burrë se gjeneralët!

Kend ndëgjua se kam tue thanë: Ja gjeneral Luli!

Gjeneral Haradinaj po, Rrustemi, Antoni…! Komandanta mos pyet, sa t’duesh. E kapuç me maje, Komandant Gjarpni!

T’thojshin ciu-ciu, por kur i humbe zgjedhjet, dole si burrat dhe u the: Unë e pranoj lojën e humbjës, po shkoj n’opozitë për katër vjet. Juve iu shkoftë puna mbarë pa mua! Bahuni ma t’mirë se unë, mos i bani gabimet e mia, se shpirtin ma patët hangër tue m’sha. Ruhuni mos u shani si unë!

E ju, zorrë e mushkni na i rrotulluet, për gjashtë muej ditë, tue ngreh konopin, kush po mundet ma shumë! Por kambët kurkund s’iu nxunë vend! Dikur u harrnuet disi, e niset me ciu-ciu e miu-miu, deri sa s’u sëmu populli.

Kur e patë vdekjen me kapota tue ardhë, edhe lëkurat u dolën të ngushta. I xhveshët! I gjujtet këmishat dhe i nxorret gecat përjashta! Njeni u ba Zogoll e tjetri Fan Nol e populli u fut n’shpella!

S’ta dua Kadri Mehmetin ma, tha Albini, për Agimin!

Çoma nji tjetër!

Isa, qysh me çkapë thonin e gishtit, jo i tha, Kadrinë se luej. O ky, o s’jemi bashkë ma!

Dhe u ndanë Isa e Albini!

U çuen n’kamë komandantat, secili ma dushk se shoqi, dhe shkuen n’kryeshnosh të Isa.

– O krroçe, jemi ata që thojshe: Këta vrasin, vjedhin e rrjepin, ikni prej tyne o popull. Hajdi me mua!

Pronto mafija jemi, me t’cilët hangër ke 20 vjet o baba Mbret!

A po e sheh se s’mundësh pa neve. Na i kemi zagarët e shpejt!

Albin Prishtinën na le neve, se 40 ditë përtej Hasanit ka sundua! I ka kalua afati!

Edhe Ty Kadri t’thirri baba Mbret, po ti dole burr burrash. Po m’vejn randë me t’lavdua boll, por ti ia përserite fjalët e tetorit, e s’i luej kunxhat i the, jo! Cicmic lueni ju, jo unë!

I keni fitua zgjedhjet dhe çajeni kryet tash. Iu kam thanë, mos u shani si unë, se as ciu-ciua s’baheni ma!

Rrëzohuni e çonhuni, grushtshtet bani, n’daçi me Grenellin n’daçi me Hashimin, por me mua jo! Amerika se shtjen lugën n’sahanin tuej!

Rrallë kam shkrua për ty Kadri, që s’the, jam komandant apo gjeneral, Por sot m’dole ma trim, ma i meçëm e ma bujar, se Ramushi e Fatmiri!

Ti i humbe zgjedhjet dhe po i pret zgjedhjet. Me t’harrnueme s’deshte me sundua!

Burrnisht e pate!

Dardani. 21.03.2020

Mos i humb

Leni koment